KreuAktualitetKosovaTension në Velipojë/ Banorët bllokojnë fadromat pas vendimit të Apelit për tokën

Tension në Velipojë/ Banorët bllokojnë fadromat pas vendimit të Apelit për tokën

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Protesta e zhvilluar këtë të martë në zonën e Baks-Rrjollit në Velipojë u shoqërua me tensione dhe përplasje pas vendimit të Gjykata e Apelit për pronësinë e tokës.

Gjykata njohu familjen Malaj si pronare ligjore të sipërfaqes së tokës, duke shkaktuar pakënaqësi tek banorët e tjerë që pretendonin pronësinë.

Pas vendimit, disa banorë tentuan të hynin në tokat në fjalë, por u ndaluan nga kordonet policore. Protestuesit kanë bllokuar punimet dhe fadromat në terren, duke thënë: “Jemi në tokë tonë, do t’i bllokojmë fadromat për arsye se ka dalë toka jonë”.

Situata mbetet e tensionuar ndërsa autoritetet përpiqen të ruajnë rendin dhe të lehtësojnë konfliktin mes palëve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat