back to top
11.5 C
Tirana
E premte, 16 Janar, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaGJKKO i thotë ‘jo’ ankimimit të Ilir Metës/ Mbetet në paraburgim

GJKKO i thotë ‘jo’ ankimimit të Ilir Metës/ Mbetet në paraburgim

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka konfirmuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Ilir Metën, duke rrëzuar ankimimin e presidentit të Partisë së Lirisë.

Seanca gjyqësore nisi në orën 10:00 dhe pas debatit të palëve, togat e zeza u tërhoqën për të marrë vendimin që la Metën në paraburgim. Avokati i tij kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë me një nga format më të buta, si arrest shtëpie, detyrim paraqitjeje apo garanci pasurore, por kërkesa u refuzua.

Në seancë ishin të pranishëm prokurorët e SPAK, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi, të cilët mbështetën qëndrimin e gjykatës.

Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit 2024. Mbrojtja e tij ka argumentuar se janë shkelur afatet procedurale dhe se SPAK nuk ka dorëzuar njoftimet periodike dy mujore për vazhdimin e masës së sigurisë, të parashikuara nga ligji.

Kreu i PL-së ankimoi vendimin e GJKKO-së më 7 korrik, por sot është vendosur që ai të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat