back to top
10.5 C
Tirana
E shtunë, 14 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuDrejtësiaGJKKO lë në arrest shtëpie Rexhë Byberin/ Rrëzohet kërkesa e kryebashkiakut të...

GJKKO lë në arrest shtëpie Rexhë Byberin/ Rrëzohet kërkesa e kryebashkiakut të Tropojës

Gjykata e Posaçme ka lënë në arrest shtëpie Rexhë Byberin. Rrëzohet kërkesa e kryebashkiakut të Tropojës për ndryshimin e masës së sigurisë.

Njoftimi:

Kërkuesi Rexhe Byberi me datë 14.11.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me
objekt: “Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga
neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar me Vendimin nr. 112, datë 06.09.2024, të
Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me
një masë më të lehtë”.

  1. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
    Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Etleva Deda, bazuar në
    nenet 246 pika 6 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 654, datë 13.12.2024, vendosi:
  2. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/personit nën hetim Rexhe Byberi, me objekt:
    “Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga
    neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj tij me Vendimin nr. 112, datë
    06.09.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
    Krimin e Organizuar me një masë sigurimi më të lehtë.”, si të pambështetur në
    ligj dhe prova.
  3. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.
  4. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda afatit ligjor në Gjykatën e Posaçme të
    Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat