back to top
12.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitet"GJKKO, mashë e SPAK-ut"/ Rama: Drejtësia ende me gjyqtarë e prokurorë të...

“GJKKO, mashë e SPAK-ut”/ Rama: Drejtësia ende me gjyqtarë e prokurorë të korruptuar

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij para Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, nuk kurseu kritikat për sistemin e drejtësisë, duke përfshirë edhe institucionet më të larta të reformës, SPAK-un dhe GJKKO-n.

“Pushteti i ri i drejtësisë shfaq hera-herës shenja të sëmundjes së vjetër. Ende ka prokurorë e gjyqtarë mendjengushtë e me mungesë integriteti, që e bëjnë të bardhën të zezë, ndërkohë që qeverisja e pavarur e sistemit reagon sikur fle në këmbë,” tha Rama.

Ai akuzoi disa gjyqtarë dhe prokurorë se kanë shkelur ligjin duke mbajtur krahun e atyre që duhet ta zbatojnë, ndërsa theksoi se edhe institucionet simbol të reformës nuk janë të paprekura nga problemet.

“E vërteta e madhe është se nuk përjashtim as SPAK-un, krenarinë e vetme të reformës në drejtësi, as Gjykatën Speciale që nuk po del nga hija e SPAK-ut. Edhe këto institucione na kanë dhënë arsye për t’u habitur e shqetësuar seriozisht,” deklaroi kryeministri.

Sipas tij, raste të fundit kanë treguar mosrespektim të prezumimit të pafajësisë, intimidim të personave në liri dhe nxjerrje të të dhënave hetimore në publik, çka sipas tij, shërben për të ndikuar apo paracaktuar fatin e të hetuarve.

Megjithatë, Rama theksoi se pavarësisht mangësive, qeveria e tij nuk do të lëkundet nga rruga e reformës në drejtësi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat