back to top
8.5 C
Tirana
E enjte, 26 Shkurt, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaGJKKO rrëzon kërkesën e SPAK/ Paraburgimi për Kokën nuk rikthehet

GJKKO rrëzon kërkesën e SPAK/ Paraburgimi për Kokën nuk rikthehet

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur këtë të enjte të lërë në fuqi heqjen e masës së sigurisë “Arrest në burg” për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.

Me këtë vendim, Apeli i GJKKO-së rrëzoi kërkesën e Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e cila kishte ankimuar vendimin e Shkallës së Parë dhe kërkonte rikthimin e masës shtrënguese ndaj Kokës.

Seanca u drejtua nga gjyqtarja Tereza Merkaj, ndërsa trupi gjykues shqyrtoi ankimin e ngritur nga SPAK kundër vendimit nr. 798 të Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të datës 11 dhjetor 2025. Ky vendim kishte konstatuar humbjen e fuqisë së paraburgimit për ish-ministrin, masë që kishte qenë në fuqi prej rreth katër vitesh.

Vendimi i Apelit lë kështu në fuqi qëndrimin e Shkallës së Parë, duke i dhënë fund masës së sigurisë “Arrest në burg” për Lefter Kokën, ndërsa proceset gjyqësore ndaj tij vijojnë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat