back to top
11.5 C
Tirana
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuDrejtësiaGjykata e Lartë jep vendimin për “Escobarin e Ballkanit”/ Rrëzohet rekursi i...

Gjykata e Lartë jep vendimin për “Escobarin e Ballkanit”/ Rrëzohet rekursi i Balilit

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Klemend Balilit lidhur me vendimin e Apelit të Posaçëm, që në vitin 2019 e dënoi atë përfundimisht me 10 vite burg.

Treshja gjykuese Ilir Panda, Medi Bici dhe Sandër Simoni nuk e morën parasysh rekursin e Balilit, i njohur ndryshe si “Eskobari i Ballkanit”.

Ky i fundit u dënua më 17 tetor 2019 përfundimisht me 10 vite burg, për kryerjen e veprave penale “trafikim i lëndëve narkotike në bashkëpunim”, “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive nga nëpunësit civilë” dhe “pastrim të parave”.

Në bashkim të të gjitha dënimeve, ai u dënua me 15 vjet burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, Balili përfitoi ulje të 1/3 të dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 10 vjet. Vendimi u la në fuqi nga Apeli.

Operacioni për goditjen e grupit të Balilit u zhvillua në muajin maj të vitit 2016, operacion që u shtri në Greqi dhe Belgjikë. Në atë kohë, Balili i shpëtoi arrestimit, por u vetëdorëzua pas tre vitesh arrati.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat