back to top
8.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaGjyqësori nën presion?/ Zaçe pranon ndikimin politik në vendime

Gjyqësori nën presion?/ Zaçe pranon ndikimin politik në vendime

Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçe, pranoi sot në një seancë dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë se gjatë tre viteve të drejtimit të këtij institucioni ka vepruar nën presion politik. Ajo po shqyrtohet si kandidate për anëtare të Bordit të Bankës së Shqipërisë.

Deklarata e Zaçes vjen për herë të parë si pranim i drejtpërdrejtë, ndërsa ngre pikëpyetje mbi vendimet e Gjykatës Kushtetuese gjatë mandatit të saj, shumica e të cilave kanë rezultuar në favor të kryeministrit Edi Rama.

Gjatë seancës dëgjimore, Zaçe deklaroi:

“Vij nga një trevjeçar ku kemi pasur presion politik… presioni nuk vjen drejtpërdrejt, por përmes medias dhe mënyrës sesi ngrihen çështjet në realitetin shqiptar. Jam e përgatitur që presioni politik do të vijojë edhe nëse zgjidhem në Bankën e Shqipërisë.”

Ajo theksoi se vendimet e Bankës së Shqipërisë për politikën monetare janë autonome, por pranoi se në Gjykatën Kushtetuese klima politike ishte e rëndë dhe e ndërhyrë.

Zaçe foli edhe për fenomenin e “gjyqësorizimit të politikës”, duke thënë se një pjesë e përplasjeve politike u transferua në Gjykatën Kushtetuese për t’u zgjidhur atje, në vend të Parlamentit.

“Kam ditur të navigoj në një ambient të mbarësuar me presion politik. Edhe në vendime të papëlqyeshme, kam vepruar sipas bindjes sime dhe Kushtetutës,” shtoi ajo.

Megjithatë, vendimet dhe qëndrimet e saj kanë qenë të diskutuara për qasjen politike dhe përpjekjet ekstra-ligjore për të zgjatur mandatin. Pranimi i sotëm i Zaçes për presionin politik rrit debatet rreth emërimit të saj në Bankën e Shqipërisë, një institucion që duhet të jetë i paprekshëm nga ndikimi politik.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat