back to top
12.5 C
Tirana
E hënë, 9 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomia54.5% e familjeve shqiptare në pasiguri financiare

54.5% e familjeve shqiptare në pasiguri financiare

Të dhënat më të fundit nga Security Meter 2025, pjesë e Anketës së Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RÇ), tregojnë se Shqipëria ka përqindjen më të lartë të familjeve që nuk janë në gjendje të përballojnë një shpenzim emergjent prej 1,000 eurosh.

Në vitin 2025, 54.5% e të anketuarve shqiptarë deklarojnë se nuk mund ta mbulonin një shpenzim të tillë pa ndihmë, një rritje e lehtë nga 53.3% në vitin 2024.

Në rajon, Maqedonia e Veriut tregon gjithashtu nivele të larta pasigurie financiare, me 48.1% të popullsisë që nuk mund të menaxhojnë një shpenzim emergjent. Në të kundërt, Kosova spikat me përmirësim, ku 50.1% e të anketuarve deklarojnë se mund ta përballonin një kosto të papritur, krahasuar me 38.2% në vitin 2024.

Bosnja dhe Mali i Zi shfaqin përmirësime në 2025, me rreth një të tretën e popullsisë që mund të përballojë një shpenzim emergjent. Ndërkaq, Serbia tregon një trend shqetësues, me vetëm 25.2% të të anketuarve që thanë se mund ta përballonin një shpenzim prej 1,000 eurosh, një rënie nga 35% në vitin 2024. Për më tepër, Serbia shënon 38.7% të të anketuarve që ishin të pasigurt, duke reflektuar shqetësim ose mungesë qartësie mbi gjendjen financiare të familjes.

Të dhënat e 2025 tregojnë se vetëm 33.1% e të anketuarve në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor ndihen të sigurt se familja e tyre mund të menaxhojë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa marrë hua ose pa u mbështetur tek të tjerët, një rënie nga 36.7% në 2024.

Ekspertët e ekonomisë paralajmërojnë se situata reflekton brishtësinë ekonomike të vazhdueshme në rajon, presione mbi mirëqenien e familjeve dhe mundësi më të larta të emigrimit për qytetarët që nuk kanë siguri financiare.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat