back to top
33.5 C
Tirana
E shtunë, 5 Korrik, 2025
spot_img
KreuAktualitetGonxhja: Bashkëpunim me Italinë për trajnime, digjitalizim dhe art bashkëkohor

Gonxhja: Bashkëpunim me Italinë për trajnime, digjitalizim dhe art bashkëkohor

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti sot një delegacion të nivelit të lartë nga Italia, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit strategjik ndërmjet institucioneve kulturore shqiptare dhe atyre italiane.

Delegacioni italian përfaqësonte disa nga aktorët kryesorë të kulturës italiane, përfshirë MAXXI – Muzeun Kombëtar të Arteve të Shekullit XXI, Ministrinë e Jashtme Italiane, Ambasadën Italiane në Tiranë dhe Institutin Italian të Kulturës.

Në fokus të takimit ishte ndërtimi i një partneriteti afatgjatë për zhvillimin e Muzeut të ardhshëm Kombëtar të Arteve të Bukura të Shqipërisë, një projekt i rëndësishëm për trashëgiminë dhe identitetin kulturor të vendit.

Ministri Gonxhja theksoi rëndësinë e shkëmbimit të përvojave dhe ekspertizës në menaxhimin e institucioneve muzeale bashkëkohore, si dhe nevojën për qasje të përbashkët në ruajtjen dhe promovimin e artit modern e bashkëkohor.

“Ky bashkëpunim synon të mundësojë akses në praktikat më të mira evropiane, në digjitalizimin e arkivave, në ekspozimin e veprave artistike dhe në ruajtjen e trashëgimisë muzeale,” – shkruajti Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.

Ai vuri në dukje se pjesë thelbësore e këtij bashkëpunimi do të jenë programet e trajnimit, shkëmbimi i ekspertëve dhe projektet e përbashkëta ekspozuese, që synojnë ndërtimin e një vizioni të përbashkët mes Shqipërisë dhe Italisë për të ardhmen e kulturës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat