back to top
22.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetGonzato: Drejtësia duhet të duket/ "Vetëm kështu qytetarët fitojnë besim"

Gonzato: Drejtësia duhet të duket/ “Vetëm kështu qytetarët fitojnë besim”

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka marrë pjesë sot në prezantimin e “Udhërrëfyesit për Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese”, ku theksoi rëndësinë e drejtësisë si një element kyç në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

Gjatë fjalës së tij, Gonzato vuri theksin te nevoja që drejtësia jo vetëm të funksionojë, por edhe të perceptohet si funksionale nga qytetarët.

“Drejtësia jo vetëm duhet të jepet, por edhe të duket që po jepet. Duhet të arrijë te qytetarët, që ta kuptojnë, të kenë besim. Vetëm përmes këtij besimi mund ta shohim integrimin në BE si një mundësi për të arritur më shumë,” deklaroi ambasadori.

Ai shtoi se vendimet e gjykatave, veçanërisht të Gjykatës Kushtetuese, duhet të jenë në përputhje me standardet më të larta dhe të jenë pjesë e një procesi të vazhdueshëm reformimi.

“Sot nuk është rasti për të rishikuar përparësitë e Reformës në Drejtësi. Megjithatë, dua të theksoj vlerën e dialogut dhe të standardeve që duhet të ndjekin gjykatat në vendimet e tyre përfundimtare.”

Gonzato vlerësoi gjithashtu çdo përpjekje që vjen nga sistemi gjyqësor, duke e cilësuar si një kontribut të çmuar për procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat