Të sëmurët që kanë gurë në tëmth, duhet të evitojnë ushqimet e rënda që nënkupton ushqimet me yndyrë, ëmbëlsirat, brumrat. Duhet të hanë nga pak dhe shpesh në mënyrë që mos të sforcohet tëmthi.
Gurët e tëmthit përbëjnë sëmundjen më të shpeshtë, ku femrat janë 2 herë më të rrezikuara sesa meshkujt. Personat më të riskuar për formimin e gurëve janë ata, tëmthi i të cilëve përmban shumë kolesterol ose kur fshikëza që përmban tëmthin nuk zbrazet siç duhet.
Shumica e gurëve nuk shkaktojnë probleme, vetëm 1-2 % e tyre janë të aftë për të zhvilluar sëmundje.
Valdete Malaj, gastro- hepatologe pranë Poliklinikës së Specialiteteve shpjegon për lexuesit e gazetës “Shëndet+” problemet që shkakton guri në tëmth, faktorët e rrezikut, ushqimet që rekomandohen në këtë rast etj. E pyetur për faktorët që ndikojnë në zhvillimin e gurëve në veshka doktoresha përmend nivelin e lartë të yndyrnave, mbipeshën si dhe estrogjenin e tepërt nga marrja e pilulave apo medikamenteve të caktuara.
Doktoreshë, çfarë do të thotë të kesh gurë në tëmth?
Gurët në tëmth janë depozita guri që formohen në fshikëzën e tëmthit. Ky organ është i vendosur nën mëlçi. Janë dy lloje tëmthash që krijohen. I pari është gur yndyror, pra që formohet nga yndyrnat e larta, dhe gurët me pigment. Këta të fundit janë të vegjël dhe me ngjyrë kafe të errët. Në këtë rast më të prekur janë njerëzit me cirrozë, me infeksione të traktit urinar apo me çrregullime të ndryshme të gjakut. Guri yndyror vihet re tek personat që kanë yndyrna të larta, por jo gjithë personat mund të krijojnë gur në tëmth.
Cilët janë faktorët që ndikojnë në formimin e gurëve në tëmth?
Përmendëm që yndyrnat e larta janë një faktor rreziku goxha i madh. Janë edhe disa faktorë të tjerë predispozues, përveç yndyrnave të larta. Mbipesha është një tjetër faktor risku për shkak të nivelit të yndyrnave në rritje dhe zbrazjes së fshikëzës së tëmthit. Gjithashtu, estrogjeni i tepërt nga marrja e pilulave kontraceptive ose nga marrja e medikamenteve të caktuara rrisin rrezikun e gurëve të tëmthit. Gurët ndryshojnë nga madhësia, kemi gurë të vegjël dhe gurë të mëdhenj.

Cilat janë simptomat?
Ka raste që pacientët diagnostikohen rastësisht, mund të mos kenë asnjë lloj shqetësimi. Thjesht në një ekzaminim ekografie rezulton që pacienti të ketë llum ose gur në tëmth. Ka raste që pacientët vijnë tek ne dhe drejtohen me dhimbje epigastrike. Ata shprehen se janë të sëmurë me stomak. Në këto raste i dërgojmë për të bërë një eko, pasi ne e dimë se shpeshherë gurët e tëmthit shoqërohen me dhimbje epigastrikë. Ka dhe pacientë që vijnë dhe ankohen se pas një ushqimi të rëndë me yndyrna u ka filluar një dhimbje në bark, me të vjella, me ethe, kryesisht në anën e djathtë.
Kjo na orienton që pacientin ta dërgojmë për ekzaminime ekografie dhe pjesa më e madhe dalin me gurë në tëmth. Sidomos kur kanë këto simptoma tipike: dhimbje, të vjellja, ethe me të drithura dhe temperaturë, si dhe urina me ngjyrë të errët. Këto janë shenjat e një infeksioni në tëmth, sepse dihet që aty ku ka gurë, zhvillohen edhe infeksione, siç janë infeksionet në veshka nga guri, janë edhe infeksionet në tëmth nga guri.
Po nëse nuk operohet, cilat janë komplikacionet?
Në përgjithësi sot ekziston bindja që nëse pacienti nuk ka shqetësime dhe është i qetë, nuk ka pse të operohet dhe lihet në ndjekje të vazhdueshme. Por nëse pacienti ka dhimbje, kriza të forta, duhet të shkojë ta heqë. Sot nëse shikojmë një pacient që ka një gur të madh dhe nuk ka shqetësime, mund të lihet deri në një moment të acarimit, pasi guri i madh zë vend dhe nuk lëviz. Më problem janë gurët e vegjël, sepse gjatë tkurrjes së fshikëzës së tëmthit mund të lëvizë ndonjë gur dhe mund të shfaqë bllokim të rrugëve të tëmthit. Pacienti në këtë rast duhet të shkojë në kirurgji.
Kur sugjerohet heqja e tëmthit?
Kur pacienti zhvillon kolecistit kronik. Pra, infeksion kronik të tëmthit, muret e tëmthit fillojnë dhe trashen, e humbin elasticitetin dhe nuk tkurren që të bëjnë zbrazjen e tëmthit në kohën që ushqimi bie në stomak dhe në këtë situatë ne e quajmë kolecist të dalë jashtë funksioni dhe rekomandohet të hiqet./ Gazeta Shëndeti