back to top
1.5 C
Tirana
E martë, 3 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetSpahiu: As mafia italiane nuk ka kërcënuar prokurorët si Meta në gjykatë...

Spahiu: As mafia italiane nuk ka kërcënuar prokurorët si Meta në gjykatë para kamerave

Juristi Kreshnik Spahiu e shikon mjaft të gabuar qasjen e Metës ndaj prokurorëve të SPAK dhe veçanërisht Altin Dumanit dje gjatë seancës së vlerësimit të masës së sigurisë, në Gjykatën e Posaçme. 

Në  emisionin ‘Frontline’ në Report Tv Spahiu thekson se as mafia italiane nuk e ka kërcënuar në gjykatë prokurorin ashtu si Meta me Dumanin dhe Krajën.’E papërshtatshme kanosjet e presidentit të republikës kreu të SPAK para procesit.

Gjatë arrestimit dhe gjatë seancës. Ashtu siç nuk kemi parë as mafioz të arrestohen kështu. Kam qenë në seancë gjyqësore të Fatos Nanos, Ramiz Alisë, kam parë reagimet e tyre. Kam qenë edhe tek salla e gjykimit si është bërë,. Reagimet për kanosje nuk i kam parë as tek familjet mafioze në Itali që të kërcënojnë në sallë prokurorët’ tha Spahiu për gazetaren Marsela Karapanço.

Dje në 5 orë seancë mes debateve e kërcënimeve ndaj drejtësisë, gjykata e posaçme konfirmoi masën e arrestit në burg për Ilir Metën, dhe caktoi detyrim paraqitje 1 herë në muaj për Monika Kryemadhin nën akuzë nga SPAK për korrupsion, pastrim parash e fshehje të pasurisë.

Të dy, sulmuan ashpër drejtësinë për një proces pa prova me urdhër politik. Meta iu drejtua me kërcënime të hapura, fjalë të rënda dhe ofenduese ndaj kreut të SPAK, duke e cilësuar  “Dumduman”, “Qen” dhe madje ka kapur veshin duke i thënë “Këtu ta kam, mbajë mend çfarë kam për të të punuar”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat