back to top
15.5 C
Tirana
E premte, 16 Janar, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaHakerim ndaj SPAK-ut?/ Agim Ismaili thirret sërish në Prokurori

Hakerim ndaj SPAK-ut?/ Agim Ismaili thirret sërish në Prokurori

Ish-kreu i Drejtorisë së Burgjeve, Agim Ismaili, është thirrur paraditen e së hënës në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Në nëntor të vitit të kaluar, Ismaili u bë zyrtarisht i pandehur nga SPAK për tentativën e hakërimit të emaileve të Prokurorisë së Posaçme.

Hetimet ndaj tij përfshijnë veprat penale:

“Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”

“Grupi i strukturuar kriminal”

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”

Ngjarja që çoi në hetimet e SPAK ndodhi më 12 mars, kur u raportua një ndërhyrje e paligjshme në adresat e email-eve të prokurorëve të posaçëm. Megjithatë, nga kjo tentativë nuk u arrit të kryhej ndërhyrje në sistemin e brendshëm të SPAK.

Aktualisht, autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat