back to top
22.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetHakerimi i SPAK/ Berisha: Luftë brenda klaneve në PS, duan të ja...

Hakerimi i SPAK/ Berisha: Luftë brenda klaneve në PS, duan të ja faturojnë Fatmirit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me lajmin për ndërhyrjen e paligjshme në disa adresa e-mail të prokurorëve të SPAK, duke hedhur dyshime mbi natyrën e këtij hakerimi.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se ngjarja i kujton kohën kur, sipas tij, dosjet kalonin fillimisht në Partinë Socialiste përpara se të mbërrinin në gjykatë.

“A është hakerim apo vetëhakerim, nuk e di. Të dhënat po merren dhe manipulohen. Mund të kemi një luftë të brendshme mes klaneve mafioze të PS. Po e përdorin këtë situatë për të sulmuar njëri-tjetrin,” u shpreh Berisha.

Ai aludoi se ish-ministri Fatmir Xhafaj mund të jetë shënjestra e kësaj situate. “Po duan t’ia faturojnë Fatmir Xhafës. Nuk e dimë nëse këto të dhëna janë hakeruar apo vetëhakeruar, por po shfrytëzohen për qëllime të caktuara,” theksoi ai.

Berisha gjithashtu përmendi një luftë të mundshme mes klaneve brenda PS-së, duke përfshirë figura të njohura të kësaj partie. Ndërkohë, hetimet për këtë ndërhyrje në e-mail-et e prokurorëve të SPAK po vijojnë, me autoritetet që kanë arrestuar dy persona të dyshuar për sulmin kibernetik.

“U kthye koha kur dosjet para se të shkonin në gjykatë shkonin në PS. Para shumë vitesh, dosja para se të shkonte në gjykate, shkonte në PS. Tani hakerohet. A është hakerim apo vetëhakerim, nuk e di. Të dhënat po merren e manipulohen. Mund të ketë një luftë të brendshme mes klaneve mafioze të PS. Grupi armiqësor, Xhafa, pastori, Bushka, dy tre të tjerë. Më shëmbëllen si historia e statuseve të Erion Veliajt, statuset i shkruante Rama dhe përgjigjen ja jepte SPAK Veliajt. Këtë hakerimin duan t’ia faturojnë Fatmir Xhafës. Ato janë hakeruar apo vetëhakeruar nuk e marrim vesh. Por kjo po përdoret. Fatmirit po i vijnë rrotull dhe po e akuzojnë se ka hakeruar”, tha ai.

Deklarata:

Së pari, më duhet të them se u kthye koha kur dosjet, para se të shkonin në gjykatë, shkonin në Partinë Socialiste. Para shumë vitesh, dosja para se të shkonte në gjykatë, shkonte në PS. Tani hakerohet. A është hakerim, apo vetë hakerim, unë nuk e di, por është gjë shumë, shumë e rëndë.
Dmth, o qytetarë të gjitha të dhënat tuaja, mirren, vidhen, manipulohen dhe nuk kanë asnjë siguri. Çfarë është kjo? Është kjo mundet dhe një luftë e brendshme, brenda klaneve mafioze brenda PS.
Tani grupi armiqësor, Xhafa, Pastori, Bushka, dhe 2-3 të tjerë, ata duhet të akuzohen me çdo kusht. Më shëmbëllen si historia e statuseve të Erion Veliajt. Statuset ia shkruante Rama dhe përgjigjen SKAP-i ja jepte Erion Veliajt.
Edhe këtë hakerimin, duan të ja faturojnë Fatmir Xhafajt, e kuptoj unë, aty e ke hallin ti. Ato janë hakeruar apo vetë hakeruar këtë nuk e marrim vesh ne. Ato po përdoren, siç u përdorën statuset. Meqenëse filluan të thonë, po merren me fustanet e Ajolës, tani ja sajdisën statuset dhe i thanë, tani ke kryer krim të madh shumë.
Tani edhe Fatmirit po i vijnë rrotull dhe po e akuzojnë se, gossipi është fjala, se ka hakeruar kompjuterat e SKAP-it, dhe për të më revoltuar dhe mua, edhe dosjen time. Atë i them Fatmiri publikojeni sa ta gjeni, se është publike.
Shumë operacion i dyshimtë, të jemi të sinqertë, i dyshimtë aq sa ishin statuset në Facebook të Erion Veliajt. Ta ndjekin.
Një gjë mund të ju them, që qytetarët po kuptojnë çdo ditë e më shumë kontrollin fatal të drejtësisë nga Edi Rama, kjo është e vërtetë dhe për ne kjo ka rëndësi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat