back to top
27.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaHapet gara për 5 komisariate/ Priten emërime të reja në polici

Hapet gara për 5 komisariate/ Priten emërime të reja në polici

Policia e Shtetit pritet të kalojë sërish në një fazë riorganizimi, pasi janë hapur procedurat e konkurimit për drejtimin e pesë komisariateve në rang vendi. Mësohet se bëhet fjalë për pozicione drejtuesish në komisariate kufitare dhe urbanë.

Konkretisht, gara është shpallur për këto struktura:

  1. Komisariati i Policisë Kufitare, Aeroporti “Nënë Tereza” – DVKM Tiranë.

  2. Komisariati i Policisë Kufitare, Dibër – DVKM Kukës.

  3. Komisariati i Policisë Kufitare, Sarandë – DVKM Vlorë.

Ndërkohë, si pasojë e dy dorëheqjeve të ndodhura disa javë më parë, është hapur gara edhe për drejtimin e dy komisariateve të tjerë:

  1. Komisariati i Policisë Nr. 2 – DVP Tiranë.

  2. Komisariati i Policisë, Himarë – DVP Vlorë.

Ky zhvillim vjen në një periudhë kur strukturat e Policisë së Shtetit po i nënshtrohen një procesi rishikimi të brendshëm, me qëllim forcimin e menaxhimit dhe përmirësimin e performancës në terren. Pritet që përzgjedhja e drejtuesve të rinj të këtyre komisariateve të bëhet përmes një procesi transparent dhe mbi bazë meritokracie.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat