Ditën e sotme janë paraqitur në SPAK për të dhënë deklarime Agim dhe Zabit Deda, vëllezërit e Hekuran Dedës, një prej protestuesve që u vra nga plumbat e shtetit 21 janarin e 2011 gjatë qeverisjes së Sali Berishës.
Zabit dhe Agim Deda do të merren në pyetje nga prokurorët e posaçëm për ngjarjen tragjike të 14 viteve më parë, ku gjatë një protestë të opozitës socialiste të asaj kohe humbën jetën 4 qytetarë të pafajshëm.
Dosja e “21 Janarit” tashmë është në duart e SPAK pas urdhrit të Gjykatës së Lartë dhe një vendim të Strasburgut që e quajti qartë krim shtetëror. Deri më tani prokurorët ka marrë në pyetje ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ish-drejtori i policisë së shtetit Hysni Burgaj, zëvendësi i tij Agron Kuliçaj dhe deputeti i PS, Xhemal Qefaliaj.
SPAK do të zbulojë rolin e ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Brendshëm Lulzim Bashës, ish-kreut të Gardës Ndrea Prendit e të tjerëve në një prej ngjarjeve më të rënda në vendin tonë, ku 4 protestues të pafajshëm u vranë me plumbat e shtetit gjatë qeverisjes së Berishës.