Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Gjykata e Posaçme shtyu për më 12 shkurt seancën e radhës ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
Raportohet se shkak i shtyrjes u bë mungesa e ish-ministrit, që përmes një deklarate njoftonte gjykatën se ndodhej në SHBA për të kryer disa ekzaminime mjekësore.
Njëkohësisht, përmes avokatit Mediu kërkonte të ishte i pranishëm në sallë gjatë përballjes me ekspertët që kanë kryer akt ekspertimin tekniko-ushtarak.



