back to top
16.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetHetimi i krimeve zgjedhore nga SPAK/ Kreu i misionit të OSBE: Bashkëpunojmë...

Hetimi i krimeve zgjedhore nga SPAK/ Kreu i misionit të OSBE: Bashkëpunojmë me autoritetet

Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR ka nisur zyrtarisht punën për monitorimin e zgjedhjeve në Shqipëri.

Drejtuesi i misionit, Lamberto Zannier, deklaroi se ekipi i tij do të ndjekë nga afër të gjitha aspektet e procesit zgjedhor dhe do të publikojë gjetjet në raportet zyrtare.

I pyetur mbi planin e SPAK për hetimin e krimeve zgjedhore dhe mundësinë e bashkëpunimit për raportimin e shkeljeve, Zannier tha se është ende herët për të dhënë një opinion mbi këtë çështje.

Ai nënvizoi se misioni i OSBE/ODIHR do të fokusohet në detyrat e tij dhe nuk do të kryejë aksione të tjera përtej mandatit të vëzhgimit.

“Bashkëpunimi me autoritetet është i rëndësishëm, por gjetjet tona do të ndahen përmes raporteve zyrtare,” tha Zannier, duke theksuar se misioni do të ndjekë metodologjinë e tij standarde të vëzhgimit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat