KreuAktualitetParatë e krimit në fushatën elektorale/ Zannier: Do të vëzhgojmë terrenin

Paratë e krimit në fushatën elektorale/ Zannier: Do të vëzhgojmë terrenin

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR ka nisur zyrtarisht monitorimin e procesit zgjedhor në Shqipëri.

Drejtuesi i misionit, Lamberto Zannier, deklaroi se ekipi i tij do të vlerësojë të gjitha aspektet e zgjedhjeve, përfshirë edhe përdorimin e mundshëm të parave të krimit në fushatë.

“Metodologjia jonë e vëzhgimit përfshin edhe këtë çështje. Do të analizojmë situatën në terren dhe masat e marra mbi rekomandimet e mëparshme,” tha Zannier, duke theksuar se transparenca financiare është thelbësore për një model të mirë demokratik.

Misioni i OSBE/ODIHR do të monitorojë gjithashtu zbatimin e kuadrit ligjor, administrimin e zgjedhjeve dhe ndikimin e faktorëve të jashtëm në procesin elektoral.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat