back to top
8.5 C
Tirana
E enjte, 26 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetBotaHillary Clinton dëshmon me dyer të mbyllura/ "S’kam pasur asnjë lidhje me...

Hillary Clinton dëshmon me dyer të mbyllura/ “S’kam pasur asnjë lidhje me Epstein”

Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, dëshmoi këtë të enjte në një seancë me dyer të mbyllura në Komitetin Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe pse seanca u zhvillua pa praninë e mediave, detaje nga dëshmia e saj janë publikuar nga mediat ndërkombëtare.

Gjatë deklarimit, Clinton theksoi se nuk ka pasur asnjë informacion në lidhje me hetimet mbi aktivitetet kriminale të Jeffrey Epstein dhe Ghislaine Maxwell. Ajo deklaroi se nuk e ka takuar ndonjëherë Epstein dhe se nuk ka udhëtuar me avionin e tij apo vizituar pronat e tij.

“Siç e kam deklaruar në betimin tim më 13 janar, nuk kisha asnjë ide për aktivitetet e tyre kriminale. Nuk më kujtohet ta kem takuar ndonjëherë z. Epstein. Nuk kam fluturuar kurrë me aeroplanin e tij dhe as nuk kam vizituar ishullin, shtëpitë apo zyrat e tij. Nuk kam asgjë për të shtuar për këtë”, u shpreh ajo.

Clinton akuzoi komisionin për “teatër politik partiak”, duke e cilësuar procesin si një shmangie nga detyra dhe një fyerje ndaj publikut amerikan. Sipas saj, fakti që ajo është thirrur për të dëshmuar, pavarësisht se mohon çdo lidhje me Epsteinin apo dijeni për krimet e tij, synon të shpërqendrojë vëmendjen nga veprimet e presidentit Donald Trump.

Ajo kritikoi gjithashtu komitetin për mungesë përpjekjesh në marrjen në pyetje dhe hetimin e personave që, sipas saj, shfaqen më spikatur në dosjet e Epstein. “Ky dështim institucional është hartuar për të mbrojtur një parti politike dhe një zyrtar publik, në vend që të kërkojë të vërtetën dhe drejtësinë për viktimat dhe të mbijetuarit, si dhe publikun që dëshiron të shkojë deri në fund të kësaj çështjeje”, deklaroi Clinton.

Në përfundim, ajo shprehu solidaritet me viktimat dhe të mbijetuarit, duke thënë: “Zemra ime thyhet për të mbijetuarit. Dhe jam e tërbuar në emër të tyre.”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat