Elton Kërluku, i cili u skualifikua gjatë garës për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, është emëruar shef i Hetimit Financiar pranë Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Gazetarja Anila Hoxha raporton se emërimi i Kërlukut është kryer të enjten e kaluar, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar publik nga SPAK lidhur me këtë vendim.
Emërimi vjen pas procesit të përzgjedhjes për drejtimin e BKH-së, nga i cili Kërluku u përjashtua, ndërsa tashmë ai do të drejtojë sektorin e Hetimit Financiar, një nga strukturat kyçe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Detajet mbi arsyet e skualifikimit nga gara për BKH-në dhe kriteret e emërimit në pozicionin e ri nuk janë bërë ende publike.



