back to top
16.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomia"Ilaçi larës 35 euro, djathi 3 herë më i shtrenjtë se në...

“Ilaçi larës 35 euro, djathi 3 herë më i shtrenjtë se në SHBA”/ Berisha: Kjo është çmenduri”

Në një sulm të ashpër kundër politikave ekonomike të qeverisë, ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar sot një shpërthim social në Shqipëri për shkak të hendekut gjigand midis rrogave të ngrira dhe çmimeve “stratosferike”.

Duke cituar të dhëna zyrtare të Eurostat-it, Berisha theksoi se:

Rroga minimale ka mbetur e ngrirë në 408 euro që nga viti 2023

Çmimet e produkteve bazë janë 2-3 herë më të larta se në vendet e BE-së

Ilaçi për larje shitet me 35 euro në Shqipëri, ndërsa në Gjermaji me 17-18 euro

Djathi është 3 herë më i shtrenjtë se në SHBA dhe 2.5 herë se në Greqi

“Kthehemi në vitin 1992! Shqipëria përjetoi epideminë e zgjebes në mbarë vendin. Me këto çmime, do të plasë morri në të katër anët”, parashikoi Berisha.

Ish-kryeministri vazhdoi me krahasime spektakolare: “Altin Troplini merr 7 mijë euro në muaj – rrogë që nuk ekziston në Ballkan për presidentë, kryeministra, gjykatës ose prokurorë”.

Berisha e lidhi krizën me “gënjeshtrat e INSTAT-it të Edi Ramës” dhe paralajmëroi se “njerëzit nuk mund të heqin dot” me këto kushte.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat