Ish-kryeministri Sali Berisha ka cituar sot të dhëna të Eurostat-it për të denoncuar “hendekun më të madh në Europë” midis rrogës minimale dhe asaj maksimale në Shqipëri.
Sipas Berishës, rroga minimale ka mbetur e ngrirë në 408 euro që nga viti 2023, ndërkohë që pagat e larta në sektorin publik janë rritur me 30-40%.
“Altin Troplini merr 7 mijë euro në muaj – 15 herë më shumë se një punëtor me pagë minimale. Ky është një abazhim”, tha Berisha, duke e quajtur këtë situatë “damkose” për ekipin drejtues.
Ish-kryeministri e drejtoi kritikën edhe te kryeministri Edi Rama: “Edi Rama përcaktoi pension minimal për veten e tij prej 4 mijë euro – 10 rroga minimale! Kjo është pashpirtësi dhe amoralitet i plotë”.
Berisha theksoi se hendeku në Shqipëri është “ndër më të thellët në botë” dhe e lidhi me “parime çnjerëzore” në politikat e pagave të qeverisë.



