back to top
19.5 C
Tirana
E martë, 28 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaInceneratorët nuk mbyllen dot/ Gjykata e Lartë hap një kapitull të ri...

Inceneratorët nuk mbyllen dot/ Gjykata e Lartë hap një kapitull të ri për aferën e Fierit

Gjykata e Lartë ka rrëzuar vendimin e dhënë më 19 dhjetor 2024 nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila kishte vendosur që dosja e inceneratorit të Fierit të kthehej për rishqyrtim në Shkallën e Parë.

Në një vendim të marrë në dhomë këshillimi, trupa e Gjykatës së Lartë ka vendosur që çështja të rikthehet sërish në Apelin e Posaçëm, por këtë herë për t’u shqyrtuar nga një trupë tjetër gjykuese.

Rekurs në këtë çështje kishin paraqitur si Prokuroria e Posaçme (SPAK), ashtu edhe avokatët mbrojtës të të pandehurve, duke kundërshtuar mënyrën si ishte arritur vendimi i Apelit dhe interpretimin e provave në dosje.

Vendimi i ri i Gjykatës së Lartë rikthen në qendër të vëmendjes një nga dosjet më të bujshme të hetimeve për inceneratorët, aferë që ka përfshirë ish-zyrtarë të lartë, sipërmarrës dhe ish-funksionarë të qeverisë, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion në tenderat e mbetjeve urbane.

Burime pranë drejtësisë bëjnë me dije se pas rikthimit në Apel, pritet që gjykata e re të shqyrtojë pretendimet e palëve për mënyrën e dhënies së kontratave koncesionare, rolin e zyrtarëve të përfshirë dhe përgjegjësinë penale në menaxhimin e fondit publik për ndërtimin e inceneratorit të Fierit.

Me këtë vendim, saga e gjatë gjyqësore e inceneratorëve hap një kapitull të ri, ndërsa vëmendja e opinionit publik dhe institucioneve të drejtësisë mbetet tek mënyra si do të trajtohen akuzat për një nga aferat më të mëdha ekonomike të dekadës së fundit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat