back to top
3.5 C
Tirana
E premte, 21 Shkurt, 2025
spot_img
KreuTeknologji / ShkencëInstagram lançon funsionalitete të reja komunikimit në Android dhe iOS

Instagram lançon funsionalitete të reja komunikimit në Android dhe iOS

Instagram lançoi një përditësim për sistemin e saj të kominikumit duke shtuar disa mjete të reja. Këto veçori bëjnë që Instagram të konkurrojë më mirë me rivalët e drejtpërdrejtë si Apple iMessage dhe platforma të tjera të palëve të treta.

Së pari përdoruesit mund të dërgojnë muzikë për bisedat individuale por edhe bisedat në grup.

Mjafton që të hapni afishën e muzikës ku një librari audio e Instagram do të shfaqet. Kënga duhet të jetë e disponueshme përmes Instagram dhe klipet janë 30 sekonda.

Mesazhet direkt tani kanë një mjet përkthimi që funksionon në 99 gjuhë. Funksionaliteti duket i thjeshtë dhe përdoruesit mjafton të mbajnë të shtypur mbi një mesazh dhe të klikojnë “Translate.”

Gjithashtu ekziston një mënyrë e re për të ngjitur mesazhe, imazhe apo edhe Reels në krye të bisedave. Mbani të shtypur një mesazh dhe klikoni “Pin.”

Instagram thotë se mund të ngjisni deri në tre mesazhe në krye të bisedës. Së fundi Instagram ju jep mundësi përdoruesve të planifikojnë mesazhe për dërgim të mëvonshëm. Mjafton të mbani shtypur mbi butonin e dërgimit.

Mund të planifikoni deri mesazhe deri në 29 ditë përpara. Së bashku me këtë funksionalitet Instagram prezantoi një mënyrë të re për të ftuar njerëzit në një bisedë në grup përmes kodeve QR.

Të gjitha këto mjete do të jenë të disponueshme prej ditës së sotme në iOS dhe Android në mbarë botën.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat