back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetINSTAT: Rriten aksidentet në punë/ 33 jetë të humbura në 2024

INSTAT: Rriten aksidentet në punë/ 33 jetë të humbura në 2024

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, gjatë vitit 2024 u regjistruan 177 punëmarrës të aksidentuar në punë, duke shënuar një rritje prej 5% krahasuar me vitin 2023.

Meshkujt përbënin shumicën dërrmuese të rasteve – 4 në 5 të aksidentuarit, ndërsa 33 aksidente patën pasojë vdekjen.

Për të identifikuar shkeljet dhe për të rritur sigurinë në vendin e punës, Inspektoriati Shtetëror i Punës kreu inspektime të rregullta gjatë gjithë vitit. Në total, u kontrolluan:

9,860 subjekte

190,000 vende pune

Një pjesë e bizneseve morën vërejtje dhe këshilla për përmirësimin e kushteve të sigurisë. Gjatë vitit 2024 u trajtuan gjithashtu 690 ankesa të punëmarrësve.

Për subjektet problematike që rezultuan në shkelje, Inspektorati ndërmori:

3,433 masa administrative

210 gjoba, me vlerë totale 54 milionë lekë

Autoritetet theksojnë se inspektimet do të vijojnë me fokus të shtuar tek bizneset që operojnë në sektorë me risk të lartë, me qëllim uljen e numrit të aksidenteve në punë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat