back to top
17.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetIsh-deputetja e PD kritikon procesin e Berishës/ “Partia nuk u reformua"

Ish-deputetja e PD kritikon procesin e Berishës/ “Partia nuk u reformua”

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, ka kritikuar ashpër procesin e Rithemelimit të PD-së, duke e cilësuar atë si një “uzurpim të partisë”.  Açka tha se Rithemelimi nuk përfaqësonte reformë, por një mënyrë për të shprehur forcën e atij që dominon partinë.

“Ai që quhet Rithemelim, në fakt ishte një mënyrë uzurpimi, një mënyrë për të treguar se kush e dominon partinë. Sigurisht që në këtë betejë do të fitonte zoti Berisha, pasi nuk ka dyshim se është më i zoti dhe më karizmatiku. Por pyetja është: a ishte kjo ajo që duhet të ndodhte me Partinë Demokratike?”, u shpreh Açka.

Sipas saj, Rithemelimi shërbeu si “alibi për të kamufluar kontrollin e partisë” dhe nuk përfaqëson një proces demokratik. “Nëse kjo është ajo që synon partia, atëherë nuk kemi të bëjmë me Partinë Demokratike që kupton reformimin. Në humbje askush nuk mban përgjegjësi. Disa figura që mund të kishin ndërmjetësuar u treguan të pandershëm, dhe heshtja e disa prej tyre tregon se gjithçka ndodhi me vetëdije të plotë”, shtoi ish-deputetja, në një lidhje direkte me emisionin “Ditari” në A2 CNN,.

Açka paralajmëroi se vazhdimi i kësaj situate mund të dëmtojë imazhin dhe funksionimin e PD-së si opozitë dhe si parti politike, duke u shprehur se demokratët prisnin një reflektim më të thellë mbi të ardhmen e partisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat