back to top
20.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësia“Jam Ilir Proda, paraqitu në polici se je nën hetim”/ Mesazhet kërcënuese...

“Jam Ilir Proda, paraqitu në polici se je nën hetim”/ Mesazhet kërcënuese që po frikësojnë qytetarët

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar duke bërë të ditur se disa email-e false po qarkullojnë, duke kërcënuar qytetarët dhe duke u thënë se duhet të paraqiten në polici pasi janë “nën hetim”.

Sipas policisë, mesazhet dërgohen në emër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda, por nuk kanë asnjë lidhje me institucionin apo strukturat e saj.

Policia thekson:

Nuk dërgon kurrë njoftime për hetime përmes email-it.

Asnjë qytetar nuk duhet të paraqitet pa një thirrje zyrtare, të firmosur dhe të protokolluar.

Qëllimi i këtyre mesazheve është mashtrimi dhe përhapja e frikës.

Rasti është nën hetim nga Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, për identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve të veprimtarisë kriminale.

Qytetarët u bëhet thirrje të mos iu përgjigjen dhe të mos shpërndajnë këto email-e.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat