back to top
31.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuSportiJashtë planeve të Barcelonës/ Ansu Fati i prerë për të ardhmen

Jashtë planeve të Barcelonës/ Ansu Fati i prerë për të ardhmen

Që prej rikthimit nga Brighton, Ansu Fati nuk po zhvillon paraqitje të mira. Deri më tani, në këtë sezon, ai ka luajtur vetëm 4 ndeshje në kampionat me Barcelonën.

Klubi katalanas po përpiqet që të bindë Fatin që të largohet nga skuadra, por 22-vjeçari është shprehur se dëshiron të qëndrojë, pavarësisht situatës. Spanjolli beson fort se do të mund të përmirësohet, ndaj e shikon të arsyeshme të mos ndërrojë mjedis.

Kujtojmë që trajneri i Barcelonës, Hansi Flick nuk e grumbulloi atë për ndeshjen e fundit të kampionatit, atë ndaj Getafes, të luajtur me 18 janar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat