Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Që prej rikthimit nga Brighton, Ansu Fati nuk po zhvillon paraqitje të mira. Deri më tani, në këtë sezon, ai ka luajtur vetëm 4 ndeshje në kampionat me Barcelonën.
Klubi katalanas po përpiqet që të bindë Fatin që të largohet nga skuadra, por 22-vjeçari është shprehur se dëshiron të qëndrojë, pavarësisht situatës. Spanjolli beson fort se do të mund të përmirësohet, ndaj e shikon të arsyeshme të mos ndërrojë mjedis.
Kujtojmë që trajneri i Barcelonës, Hansi Flick nuk e grumbulloi atë për ndeshjen e fundit të kampionatit, atë ndaj Getafes, të luajtur me 18 janar.



