back to top
11.5 C
Tirana
E martë, 2 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Jo lista fiktive”/ Alimehmeti i kërkon PD-së garanci për procesin e brendshëm

“Jo lista fiktive”/ Alimehmeti i kërkon PD-së garanci për procesin e brendshëm

Pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 11 majit, brenda Partisë Demokratike ka nisur debati për rithemelimin dhe riorganizimin e strukturave nga e para. Një nga zërat që ka kërkuar ndryshime të thella është anëtari i Këshillit Kombëtar, Ilir Alimehmeti, i cili thekson se PD nuk mund të rikthehet në alternativë qeverisëse pa garantuar tre parimet që, sipas tij, bashkuan opozitën e përçarë: rithemelimin, hapjen dhe meritokracinë.

I ftuar në emisionin “Studio 24” të Ola Brukos, Alimehmeti u ndal te zgjedhjet e brendshme që pritet të zhvillohen brenda muajit, ku ngriti shqetësimin e listave fiktive dhe mungesës së transparencës.

“Transparenca dhe demokracia e brendshme janë jetike. Brenda muajit të gjitha forumet, nga më i ulëti tek më i larti, do të shkojnë në zgjedhje. Por zgjedhjet nuk duhet të bëhen me lista fiktive. Procesi duhet të garantohet nga drejtuesit e lartë të partisë. Nëse kjo ndodh, PD kthehet shumë shpejt në alternativë qeverisëse”, deklaroi ai.

Alimehmeti tha se problemet e 35 viteve nuk zgjidhen “në tre orë takim”, duke shtuar se është kundër “djegies së etapave” dhe se partia nuk mund të funksionojë me individualitete, por me forume vendimmarrëse.

Ai kujtoi periudhën e hyrjes së tij në PD në prill 2022, kur “partia ishte më e përçarë dhe më e shantazhuar se kurrë”, dhe theksoi se modeli i asaj kohe solli protestën e 7 korrikut 2022, si rezultat i parimeve të premtuara të rithemelimit, hapjes dhe meritokracisë.

Sipas tij, mospërmbushja e këtyre tre premtimeve ka bërë që një pjesë e demokratëve të humbasin besimin, ndërsa rikthimi te këto parime mbetet i vetmi rrugëtim për të rilindur opozitën dhe për ta bërë atë konkurruese për pushtetin.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat