back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaNga shtatë kandidatët, vetëm dy e kalojnë poligrafin/ Joni Keta në avantazh

Nga shtatë kandidatët, vetëm dy e kalojnë poligrafin/ Joni Keta në avantazh

Shtatë kandidatët për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) i janë nënshtruar testit të poligrafit, ose “provës së së vërtetës”, që duket se ka vendosur drejtuesin e ri të strukturës.

Sipas burimeve nga Prokuroria e Posaçme, nga shtatë kandidatët, vetëm dy e kanë kaluar testin e poligrafit: Joni Keta dhe Gentian Ndoi, raporton VOXnews. Testi, pjesë e fazës së katërt të procedurës përzgjedhëse, konsiderohet një nga kriteret kyçe për vendosjen e drejtuesit të ri të BKH-së.

Joni Keta, i cili aktualisht drejton BKH-në si i komanduar pas përfundimit të mandatit të Aida Hajnaj, rezulton një nga kandidatët më të preferuar nga SPAK-u. Pas mbarimit të testit, duket se Keta është i favorizuar për të marrë detyrën e kreut të Byrosë për vitet e ardhshme.

Rregullorja e Prokurorisë së Posaçme përcakton se kandidatët i nënshtrohen testit të poligrafit dhe intervistës në panel pas përfundimit të fazave të testit fizik, testit me shkrim dhe provimit ese. Testi i poligrafit mat rrahjet e zemrës, presionin e gjakut, frymëmarrjen dhe aktivitetin e lëkurës për të vlerësuar ndershmërinë e kandidatëve.

Pas përfundimit të fazës së poligrafit, kandidatët i nënshtrohen verifikimit të figurës dhe deklarimit të pasurisë, dhe më pas bëhet identifikimi i kandidatit fitues dhe propozimi për votim në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Lista e kandidatëve që shkuan në këtë fazë përfshinte: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta.

Testi i poligrafit, siç raportohet, ka qenë kyç për të reduktuar numrin e kandidatëve dhe për të përcaktuar favoritin për drejtimin e BKH-së, duke shtruar rrugën drejt emërimit të Joni Ketës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat