back to top
15.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetKalaja godet fort pas zgjedhjeve: Brenda PD-së më prenë rrugën drejt Kuvendit

Kalaja godet fort pas zgjedhjeve: Brenda PD-së më prenë rrugën drejt Kuvendit

Kandidati i listës së hapur i Partisë Demokratike në Qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, që akuzoi pak ditë më parë kolegët e tij të PD-së, se i kanë vjedhur votat, ka bërë një reagim pas përfundimit të numërimit të votave.

“Të dashur motra dhe vëllezër!

Po ju drejtohem tani, sepse dua t’ju vendos në dijeni që sapo përfundoi numërimi i votave për Qarkun Durrës, si për votuesit brenda dhe jashtë vendit.

Dua të shpreh falenderim për komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Ju jeni heronjtë e këtij procesi të lodhshëm, që zgjati 9 ditë me radhë. Bashkë kemi qëndruar! Nuk do jua harroj!

Tanimë që rezultatin e Partisë Demokratike dhe rezultatin tim e dini, dua të falenderoj çdo votues që më dha besim. Ju jam mirënjohës.

Ne arritëm rezultat historik duke fituar Bashkinë Krujë dhe Fushë-Krujën, vendlindjen time pas 18 vitesh. Kjo bëri që mandati i 6 i Partisë Demokratike të ruhej me nder. Arritët të më jepnit mbi 8 mijë vota personale në emrin tim! Janë shumë! Faleninderit.

Ndërkohë, dua t’ju bëj me dije se, unë i jam drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të marë pamjet filmike të procesit të numerimit të votave midis subjekteve politike, por edhe votës për kandidatin. Kërkesë që është miratuar nga KQZ.

Kur të konstatohen shkelje, do i drejtojem Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, për rinumërimin e votave, në KZAZ Krujë dhe KZAZ-ve të tjera në Qarkun Durrës. E kam marë përsipër, sepse ju kam dhënë fjalën kur më keni pyetur, nëse do e mbroja votën që do më jepnit! Më besoni që kjo nuk është betejë për mandat, por për dinjitet.

Ju e dini se votat e mia janë të pastra, e pranuar kjo publikisht dhe nga kundërshtari. Janë vota gjaku. Unë nuk kam blerë vota. Nuk kam premtuar asgjë në këmbim të votës. Prandaj kam kërkuar nga SPAK, që telefoni im, me dëshirën time, të vendoset në përgjim. Nuk kam frikë.

Pra unë jam një djalë i thjeshtë nga Fushë-Kruja. Nuk kam pasur tutor votash nga pas, as njerëz me influenca të çuditshme politike, as orientim partie që të votohem me domosdo, as grupe kriminale, as trafikant votash dhe as media në diaspozicion të fushatës. Unë mik kam të vërtetën. Ju përsëris se kam një atdhe, një grua, një makinë, shtëpi nuk kam akoma! Prandaj të gjithë ata që u bashkuan me mua në këtë mision, ishin shpirtra të lirë. Dua të përqafoj çdo bashkëpunëtor dhe vullnetar që na u bashkua në ditët magjike të fushatës elektorale. E di që ju ka marë malli për to.

Dhe dua t’ju zotohem, se do jem zëri juaj, kudo, siç kam qënë përherë. Askurrë nuk kam pasur nevojë për mandat, për të qënë me ju. Ju kam thënë në fushatë se përpara se të më jepni votat tuaja, dua t’ju fitoj zemrat tuaja!

E pra, më duhet t’ju them që ia dola!

I juaji përgjithmonë Aulon Kalaja”, shkruan ai.

Aludimet janë se votat e tij i vodhi ish-prokurori Arjan Ndoja, që edhe pse u shkarkua për lidhje me bandat kriminale, u kandidua për deputet nga Sali Berisha.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat