back to top
16.5 C
Tirana
E martë, 17 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetPolitika“Është e papame”/ Kamerat kapin ‘mat’ Ballën, kush është personi që i...

“Është e papame”/ Kamerat kapin ‘mat’ Ballën, kush është personi që i ofron orën luksoze

Një moment i pazakontë është kapur nga kamerat gjatë transmetimit të emisionit “Opinion”, ku në fokus ka qenë telefoni i deputetit socialist, Taulant Balla.

Në pamjet e publikuara, dallohet një bisedë me mesazhe, ku në ekran shfaqet edhe një fotografi e një ore luksoze, e cila duket se i është dërguar atij nga një person tjetër.

Sipas përmbajtjes së mesazheve që mund të lexohen në foto, Balla e cilëson orën si “të papame”, ndërsa bashkëbiseduesi i përgjigjet: “E meriton pas asaj dite”. Ende nuk dihet identiteti i personit që qëndron pas kësaj dhurate.

Biseda e zbuluar në telefon:

– Taulant Balla: “Po pra, është e papame…”
– Personi i panjohur: “E meriton pas asaj dite”
– Taulant Balla: “Dhe do Zoti duhet të ketë të tjera”
– Personi i panjohur: “Ashtu të… të nisë diçka që më thuaj se kjo është e imja…”
– Taulant Balla: “Po”

Pamjet kanë ngjallur reagime dhe pikëpyetje mbi kontekstin e kësaj bisede dhe natyrën e marrëdhënies mes deputetit dhe personit të panjohur.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat