Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Gjatë një konference për media, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet nga gazetarët nëse do të rikandidojë për kryetar të PD-së në zgjedhjet e 23 majit.
“Kush të tha që jo? Po si e bën këtë pyetje. Kaq është përgjigja,” u shpreh Berisha në një replika të drejtpërdrejtë.
Kur u pyet nëse rikandidimi mund të bie ndesh me statutin e partisë, Berisha shtoi:
“Neni flet për zgjedhje, jo për fazë elektorale. Nëse ka një realitet, zgjedhjet ishin farsë elektorale. Kur zgjedhjet janë normale, është detyra e drejtuesit për dorëheqje.”



