back to top
16.5 C
Tirana
E martë, 14 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaKaos në ligjin penal/ Çela paralajmëron një katastrofë juridike me 900 nene

Kaos në ligjin penal/ Çela paralajmëron një katastrofë juridike me 900 nene

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ka shprehur rezerva të forta mbi draftin e Kodit të Ri Penal gjatë raportimit të tij tek Komisioni i Ligjeve, duke theksuar se nuk ka kohë dhe kapacitete për një analizë të thelluar të tij.

“Kemi kaluar nga një kod me 400 e ca nene, në një draft me 900 e ca nene. Në këto 500 nene shtesë, paskemi udhëtuar në një paligjshmëri të madhe ku shumë veprime që më parë nuk ishin të dënueshme, tani do të dënohen,” – u shpreh Çela.

Kryeprokurori kritikoi gjithashtu teknikën e dispozitave, duke theksuar se nuk është në lartësinë e duhur dhe se procesi aktual është formal, jo thelbësor, duke rrezikuar mungesën e një kritike serioze mbi draftin.

“Sot nuk ka asnjë prokuror që të bëjë një analizë të 900 e ca dispozitave që ka Kodi i Ri. Nuk ka kohë. Nëse ka 400, 500, 600 dosje, si mund të japë një mendim profesional një prokuror në pak orë mbi draftin?” – shtoi Çela.

Ai sugjeroi se duhet ngritur një grup pune që të hartojë një draft të ri mbi bazën e këtij dokumenti, duke vënë theksin tek mungesa e kapaciteteve dhe e kohës për analizë të duhur.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat