KreuDrejtësiaOficeri i FBI-së dhe ish-koordinatori i antiterrorit, drejtori i ri i SHKKB/...

Oficeri i FBI-së dhe ish-koordinatori i antiterrorit, drejtori i ri i SHKKB/ Emri

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka kryer një lëvizje të rëndësishme në strukturat e sistemit penitenciar, duke emëruar Indrit Dodën si drejtor të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në burgje.

Doda është oficer karriere në policinë e shtetit dhe ka mbajtur më parë postin e koordinatorit në Drejtorinë e Antiterrorit. Ai është dekoruar me medaljen e trimërisë pas disa operacioneve të suksesshme në Siri për riatdhesimin e shtetasve të bllokuar në kampe.

Indrit Doda

Sipas burimeve nga Ministria e Drejtësisë, Doda do të zëvendësojë Andi Dedën në këtë detyrë, një ndryshim që vjen në një kohë kur në IEVP-të e vendit janë konstatuar fenomene shqetësuese lidhur me sistemin penitenciar.

Indrit Doda ka përvojë të gjerë në strukturat hetimore të policisë dhe zotëron gjuhët angleze, italiane dhe frënge. Ai është diplomuar gjithashtu në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, duke sjellë eksperiencë ndërkombëtare në këtë post kyç.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat