Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka hedhur poshtë kërkesën e Partisë Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Moderne (PD-ASHM), për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve të 11 majit në qarqet Elbasan, Tiranë, Durrës dhe Fier.
Me vendimin e sotëm, KAS ka bërë të ditur se nuk do të ketë rinumërim të votave për këto qarqe dhe nuk gjeti shkelje që do të çonin në përsëritjen apo shpalljen e pavlefshme të procesit zgjedhor.
Më herët, ka përfunduar edhe procesi i rinumërimit për disa nga qarqet e përfshira në kërkesën e PD-ASHM, përfshirë Tiranën, Fierin, Durrësin dhe Kukësin.