back to top
9.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaKatër kandidatë për Avokat të Popullit jashtë gare/ Emrat e skualifikuar

Katër kandidatë për Avokat të Popullit jashtë gare/ Emrat e skualifikuar

Komisioni i Ligjeve ka vendosur sot të skualifikojë katër kandidatë në garën për Avokat të Popullit, për shkak se nuk kanë arritur të sigurojnë firmat e mjaftueshme të deputetëve, sipas Rregullores së Kuvendit dhe Kushtetutës.

Kryetari i Komisionit, Ulsi Manja, njoftoi se Jola Hysaj, sekretare për marrëdhëniet me publikun në Partinë Demokratike dhe e njohur për marrjen e firmës së kryetarit Sali Berisha, ka marrë 27 nga 28 firmat e nevojshme dhe për këtë arsye u skualifikua nga procesi.

Të njëjtin fat pati edhe kandidatura e Sajmir Vishajt, i cili siguroi 26 firma deputetësh.

Kandidatët e skualifikuar dhe arsyet:

Dardan Mustafaj – 38 firma, por jashtë afatit të paracaktuar

Jola Hysaj – 27 firma deputetësh, nuk plotëson numrin e kërkuar

Shkëlqim Sulo – 19 firma deputetësh

Sajmir Vishaj – 26 firma deputetësh

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat