back to top
11.5 C
Tirana
E mërkurë, 1 Prill, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaKED e rrëzoi në vitin 2019/ PS me kandidatin e saj për...

KED e rrëzoi në vitin 2019/ PS me kandidatin e saj për në Kushtetuese

Etleva Skonja

Genci Gjonçaj, Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit të Shqipërisë, është një nga kandidatët për Gjykatën Kushtetuese. Ai ka një përvojë të gjatë në administratë publike, duke shërbyer më parë si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme dhe duke pasur rol në proceset zgjedhore, por kandidatura e tij nuk ka kaluar pa kontestime.

Gjonçaj ka punuar gjatë viteve në postet kyçe të administratës, duke pasur akses të drejtpërdrejtë në procedurat e Kuvendit dhe përgatitjen e dokumenteve zyrtare. Kjo përvojë e bën atë të njohë mirë mekanizmat ligjorë dhe procedurat institucionale, një element i rëndësishëm për një gjyqtar kushtetues.

Kujtojmë, se në vitin 2019 Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Genci Gjonçaj, i është ndaluar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) kandidimi për në postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD). Gjonçaj ka qenë më parë anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Akuza dhe kontestime

Megjithatë, kandidatura e tij shoqërohet me disa akuza dhe dyshime publike.

Në vitin 2019, Gjonçaj u akuzua nga një parti politike për falsifikim dokumentesh zyrtare, duke pretenduar se kishte lëshuar një vërtetim për regjistrimin e një partie në zgjedhje, që sipas kritikëve ishte i pasaktë. Ai mohoi këto akuza dhe argumentoi se veprimi i tij ishte brenda ligjit.

Në vitin 2024, opozita e akuzoi për anësi politike dhe tejkalim kompetencash kur propozoi një listë për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, duke skualifikuar shumicën e kandidatëve nga shoqëria civile. Ky veprim u cilësua nga kritikët si goditje ndaj pavarësisë dhe transparencës në procesin e vettingut.

Zgjedhja e tij mund të jetë një test për besueshmërinë e Gjykatës Kushtetuese, sidomos në raport me neutralitetin politik dhe ruajtjen e standardeve të pavarësisë që kërkohen nga ligji kushtetues.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat