back to top
13.5 C
Tirana
E diel, 19 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetKëlliçi: Rikthimi i opozitës në Kuvend vendoset nga forumet e PD

Këlliçi: Rikthimi i opozitës në Kuvend vendoset nga forumet e PD

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, u shpreh se rikthimi i opozitës në Kuvend gjatë sezonit të ri parlamentar nuk është një vendim individual, por do të përcaktohet nga organet e larta drejtuese të PD.

“Çdo ditë në mënyrë permanente, Berisha vijon të denoncojë të gjitha faktet që kanë vërtetuar se 11 maji ka qenë një farsë e madhe elektorale. Duhet të shohim vendimmarrjen e PD për rikthimin apo jo në parlament të opozitës, duhet të shprehen organet e larta të PD, këshilli e forumeve e PD, do të vendosin ata agjendën politike. E rëndësishme është të reflektojmë interesin e qytetarëve shqiptarë,” tha Këlliçi.

Sipas tij, Partia Demokratike duhet të marrë një qëndrim të unifikuar për të ardhmen e opozitës në jetën parlamentare. Ai theksoi se debati nuk lidhet vetëm me pjesëmarrjen në Kuvend, por me një strategji më të gjerë politike që reflekton interesat e qytetarëve.

Këlliçi nuk është i vetmi përfaqësues i opozitës që ka lënë të hapur këtë opsion. Megjithatë, çështja e rikthimit në Parlament mbetet një vendim delikat për PD, pasi precedentët e mëparshëm, si djegia e mandateve, janë konsideruar të kushtueshëm për opozitën.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat