back to top
20.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaKërkoi lirimin nga qelia/ Apeli i GJKKO merr vendimin për “bosin e...

Kërkoi lirimin nga qelia/ Apeli i GJKKO merr vendimin për “bosin e mikrokredive”

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Arben Meskutin, i arrestuar lidhur me skandalin e “Mikrokredive”.

Meskuti mbahet në qelinë e paraburgimit nën dyshimin se ka mashtruar mijëra qytetarë debitorë përmes mikrokredive. Ky i fundit është pronar i disa shoqërive financiare që ngritën skemën piramidale.

Procedimi penal për skemën e mashtrimit me mikrokredite nisi në shkurt të vitit 2020 nga Prokuroria e Tiranës, pas një kallëzimi që u bë nga Ministria e Drejtësisë, ku organi i akuzës zbuloi se 5 shoqëri, Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH, morën nga një bankë e nivelit të dytë 3999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite, me një shumë totale prej rreth 7.3 milionë euro.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencë për dosjen e mikrokredive, duke e referuar atë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

Kjo është hera e disatë që gjykatat refuzojnë lirimin e bosit të mikrokredisë nga qelia.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat