back to top
17.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaKërkoi lirimin nga qelia/ GJKKO rrëzon ish-gjyqtaren e Elbasanit

Kërkoi lirimin nga qelia/ GJKKO rrëzon ish-gjyqtaren e Elbasanit

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu, për ndryshimin e masës së sigurisë.

Ajo prentendonte në kërkesën e dorëzuar nga avokati, deklarimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit.

Por pas shqyrtimit të fakteve, gjyqtari Erjon Çela vendosi t’i rrëzojë pretendimet e ish-koleges së tij dhe lënin e saj në paraburgim.

Fetahu që prej muajit nëntor të vitit 2024, po mbahet në Burgun e Grave në Pogradec, në kuadër të një urdhër-arresti që u lëshua nga SPAK, mbi hetimet për Suel Çelën dhe anëtarët e grupit të tij në Elbasan, për të cilët akuzohet se i ka favorizuar dhe ka pasur komunikime, të zbuluara këto nga përgjimet e platformës së koduar SKY ECC.

Emri i saj doli sërish më pas në operacionin e SPAK, “Plumbi i Artë 2”, për grupet kriminale, ku u lëshuan mbi 30 urdhër-arreste.

Sipas SPAK, Pajtime Fetahu dyshohet se mori 11 mijë euro, një monedhë floriri dhe ndërkohë priste edhe një aparat celular nga anëtarë të grupit kriminal “Çopja”.

Fetahu njihej nga grupi i vëllezërve Franc e Hajdar Çopja edhe si “Komshija”, term apo nofkë që përdorej shpesh në komunikimet mes tyre.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat