back to top
10.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaKëshilli i Lartë Gjyqësor: Vendimet kundërshtohen vetëm në gjykatë, jo me sulme...

Këshilli i Lartë Gjyqësor: Vendimet kundërshtohen vetëm në gjykatë, jo me sulme publike

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar sot pas deklaratave të fundit nga subjekte publike dhe private, duke i cilësuar ato si të dëmshme për figurën dhe dinjitetin e gjyqtarëve, si dhe si një rrezik për pavarësinë e pushtetit gjyqësor.

Në deklaratën e shpërndarë për media, KLGJ thekson se në çdo shoqëri demokratike, gjyqtarët janë garantues të barazisë para ligjit, ndaj funksioni i tyre duhet të ushtrohet në mënyrë të pavarur dhe pa asnjë ndikim të jashtëm.

“E vetmja rrugë për të kundërshtuar një vendim gjyqësor është përmes mjeteve procedurale të parashikuara nga ligji, duke u ankuar në një gjykatë më të lartë. Çdo ankesë për sjelljen apo integritetin e një gjyqtari duhet të drejtohet pranë institucioneve përkatëse”, nënvizon KLGJ.

Këshilli shprehu mbështetje të plotë ndaj gjyqtarëve në ushtrimin e përditshëm të detyrës së tyre për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe interesit publik, duke i inkurajuar të qëndrojnë të pavarur dhe të përgjegjshëm.

Sipas KLGJ, në një shtet të së drejtës, që synon integrimin në Bashkimin Evropian, vetëm një gjyqësor i pavarur mund të garantojë barazinë para ligjit dhe një drejtësi efektive që fiton besimin e publikut.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat