back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitet"Këta se dinë fare, një tmerr"/ Braçe vë duart në kokë pas...

“Këta se dinë fare, një tmerr”/ Braçe vë duart në kokë pas debatit me Ministrin e Bujqësisë

Skema e TVSH-së me kompensim 10% për çdo faturë që fermerët do të marrin nga grumbulluesit për produktet e tyre ka shkaktuar debate të ashpra në Komisionin e Ekonomisë, mes deputetit Erion Braçe dhe ministrit të Bujqësisë, Andis Salla.

Debati u përqendrua tek mënyra e faturimit dhe efektiviteti i skemës:

Salla: “Në faturë do të shënohet TVSH-ja në bazë të çmimit real të produktit.”

Braçe: “Si do shënohet TVSH-ja në faturë…?”
(Heshtje)
Braçe: “Pupu këta, se dinë fare, pfff, një tmerr.” (mbështet kokën në tavolinë)

Ministri Salla theksoi se çdo fermer që shkon në pikën e grumbullimit do të marrë autofaturën.

Braçe: “Me thënë të drejtën, jo.”
Salla: “Si është?”
Braçe: “Merr një copë letër, ku i thuhet ‘kaq kilogramë sollë’.”

Salla insistoi se qëllimi i kompensimit 10% është të nxisë faturimin e të gjithë produktit, duke e bërë fermerin të kërkojë autofaturën për të marrë përfitimin.

Braçe: “Kjo është e faktuar: ose nuk do pres faturë, ose do presë frakturë fiktive, ose nuk e mbledh produktin fare. Me 10% në hyrje dhe 20% në dalje nuk më del mua. Nuk njoh ndonjë grumbullues e përpunues kështu. E kemi pasur këtë skemë me 6%, dhe prap ka ndodhur.”

Salla: “Ka qenë për grumbulluesit, jo për fermerët.”
Braçe: “Nuk ka rëndësi fare.”
Salla: “Ka rëndësi se e ka marrë grumbulluesi.”
Braçe: “S’jam i interesuar për ta grumbulluar. Çfarë do të të them këtu, që vaji që prodhohet tani është pa formalizuar.”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat