back to top
19.5 C
Tirana
E mërkurë, 12 Mars, 2025
spot_img
KreuAktualitetKoalicioni “Shqipëria Madhështore”/ Berishës i ikën një aleat

Koalicioni “Shqipëria Madhështore”/ Berishës i ikën një aleat

Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian i është drejtuar me një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për t’u çregjistruar nga koalicioni zgjedhor “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

“Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) njofton tërheqjen nga koalicioni zgjedhor “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025. Në këtë kuadër, ju kërkojmë të çregjistroni emrin e partisë sonë nga ky koalicion”, thuhet në shkresën dërguar KQZ.

Ende nuk dihen arsyet për një vendim të tillë, kur kanë kaluar më shumë se një javë nga regjistrimi i koalicionit.

Capture

Partitë përbërëse të Koalicionit:
1. PD – Sali Berisha
2. PL – Ilir Meta
3. PR – Fatmir Mediu
4. PDK – Nard Ndoka
5. PBDNJ – Vangjel Dule
6. PAA – Agron Duka
7. PKKA – Kujtim Gjuzi
8. PESH – Kostaq Papa
9. PAAK – Gjet Ndoj
10. PAEE – Sazan Guri
11. PAK – Gjovalin Shqalsi
12. PLDN – Nikolin Staka
13. PLL – Sokol Axhami
14. PBDSH – Ylber Valteri
15. POSH – Zef Shtjefni
16. PLDSH – Mhill Gecaj
17. PKDSH – Dhimitër Muslia
18. FRD – Sali Shehu
19. PBLD – Arjan Starova
20. PBK – Adriatik Alimadhi
21. PBKD – Artur Roshi
22. PBPPSH – Selami Jenisheri
23. PEISH – Rivelino Cuno
24. PRVSH – Muharem Doda
25. PDIU – Shpëtim Idrizi

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat