back to top
14.5 C
Tirana
E premte, 16 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetKos vlerëson zgjedhjet: “Të lira dhe të ndershme”

Kos vlerëson zgjedhjet: “Të lira dhe të ndershme”

Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos, vlerësoi sot në Tiranë zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, duke theksuar se procesi ishte i lirë dhe i ndershëm, sipas raportit të OSBE/ODIHR.

“Zgjedhjet kanë qenë të lira dhe të ndershme. Është gjithmonë mirë kur marrim sugjerime për përmirësime, dhe kjo është një gjë pozitive për Shqipërinë dhe për procesin e integrimit në BE,” deklaroi Kos gjatë konferencës për mediat, të mbajtur së bashku me kryeministrin Edi Rama.

Ajo shtoi se BE-ja do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në forcimin e institucioneve demokratike dhe në implementimin e rekomandimeve të raportit, duke garantuar një proces transparent dhe të besueshëm për qytetarët.

Kryeministri Rama falënderoi Komisioneren Kos për vlerësimin dhe nënvizoi se qeveria shqiptare do të vijojë punën për përmirësimin e standardeve zgjedhore dhe për konsolidimin e besimit të qytetarëve në institucionet e vendit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat