Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar njoftoi se mbi 50,000 rekrutë ukrainas janë trajnuar deri më tani në kuadër të Operacionit Interflex, duke përmirësuar aftësitë dhe gatishmërinë e tyre ushtarake.
Kosova, së bashku me Rumaninë dhe Estoninë, janë ndër shtetet më të reja që i janë bashkuar kësaj nisme globale.
Ky bashkëpunim demonstron përkushtimin e përbashkët për liri dhe qëndrueshmëri përballë sfidave globale.
Ky është një hap i rëndësishëm që e radhit Kosovën përkrah vendeve si Norvegjia, Danimarka, Finlanda, Suedia, Lituania, Holanda, Australia, Zelanda e Re dhe Kanadaja në mbështetje të Ukrainës. /Telegrafi/