back to top
4.5 C
Tirana
E shtunë, 22 Mars, 2025
spot_img
KreuAktualitetKQZ miraton 1.3 mln euro fonde për fushatën/ Lista e partive përfituese

KQZ miraton 1.3 mln euro fonde për fushatën/ Lista e partive përfituese

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpërndarë 1.3 milion euro fonde publike për partitë politike që garojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

PS, si forca politike më e madhe në vend, do të përfitojë mbi 65 milionë lekë të reja, ndërsa PD, forca kryesore opozitare do të arkëtojë 44.8 mln lekë. Pjesa tjetër e fondeve do të ndahet për Partinë e Lirisë 9 mln lekë, PSD-në 3 mln lekë, PR 2.6 mln dhe PDIU 1.7 milionë lekë.

Sipas vendimit të KQZ-së, fondet janë ndarë në bazë të përfaqësimit parlamentar të partive:

  • Partia Socialiste (PS) – 65 milionë lekë
  • Partia Demokratike (PD) – 44 milionë lekë
  • Partia e Lirisë (PL) – 9 milionë lekë
  • Partia Socialdemokrate (PSD) – 3 milionë lekë
  • Partia Republikane (PR) – 2.6 milionë lekë
  • Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK) – 890 mijë lekë
  • PDIU – 1.7 milionë lekë
  • PBDNJ – 890 mijë lekë
  • PAA – 890 mijë lekë
  • PLL – 890 mijë lekë
  • Nisma Thurje – 860 mijë lekë

Ky financim synon të mbështesë partitë gjatë fushatës zgjedhore, ndërsa gara politike për zgjedhjet e 11 majit tashmë po i drejtohet një faze të rëndësishme.

Ndërkaq, në zgjedhjet e vitit 2021, partitë që garojnë këtë vit kanë marrë rezultatet si më poshtë:

Whatsapp Image 2025 03 21 At 13.31.42

Në zgjedhjet e 11 majit do të garojnë 53 parti në total, me disa prej tyre që janë pjesëmarrëse për herë të parë. Partitë që marrin pjesë renditen si më poshtë:

53 partitë politike që marrin pjesë në zgjedhjet e 11 majit

1. “Partia Demokristiane e Shqipërisë” (PDK)
2. “Partia Lëvizja e Legalitetit” (PLL)
3. “Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë” (PKD)
4. “Partia Kombëtare Konservatore Albania” (PKKA)
5. “Partia Demokratike” (PD ose PDSH)
6. “Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë” (ADK)
7. Partia “Balli Kombëtar Demokrat” (PBKD)
8. “Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar” (PBD)
9. “Partia Unitetit Kombëtar” (PUK)
10. “Partia Balli Kombëtar” (P.B.K)
11. “Partia e Lirisë” (PL)
12. “Partia Socialiste e Shqipërisë” (PS)
13. “Partia Bashkimit për të Drejtat e Njeriut” (PBDNJ)
14. Partia “Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian” (A.M.I.E)
15. Partia Lëvizja “Atdheu” (LA)
16. Partia “Lidhja Demokristiane Shqiptare” (L.D.K)
17. Partia “Drejtësia Shoqërore” (PDSHSH)
18. “Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë” (P.A.A)
19. “Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë” (P.M.D.P.SH)
20. “Partia Ora e Shqipërisë” (P.O.SH)
21. Partia “Nisma Thurje” (Nisma)
22. Partia “Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen” (MEGA)
23. Partia Lëvizja Bashkë (Bashkë)
24. “Partia Emigracioni Shqiptar” (P.E.SH)
25. Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet” (SHB)
26. Partia “Mundësia” (MUNDËSIA)
27. “Partia Komuniste e Shqipërisë” (PKSH)
28. Partia “Bashkimi Liberal Demokrat” (BLD)
29. “Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve” (P.M.D.E)
30. Partia “Drejtësi Integrim dhe Unitet”P.D.I.U)
31. “Partia Lëvizja Demokratike Për Ndryshim” (P.L.D.N)
32. Partia Djathtas 1912” Djathtas 1912”
33. Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA)
34. Partia Republikane Shqiptare (PR)
35. “Partia Socialdemokrate” (PSD)
36. Partia “Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptare” (LDPSH)
37. Partia “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar’(LZHK)
38. Partia “Personat me Aftësi të Kufizuar” (PPAK)
39. Partia “Fryma e Re Demokratike” (FRD)
40. Partia “Aleanca Kombëtare Shqiptare” (AKSH)
41. Partia “Fronti i Majtë”
42. Partia “Rruga e Vërtetë Shqiptare” (P.R.V.SH)
43. Partia “Aleanca Demokracia e Re” (ADR)
44. Partia “Aleanca Demokratike Shqiptare” (AD)
45. “Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë” (PEISH)
46. “Partia e Reformave Demokratike Shqiptare” (PRDSH)
47. Partia “Aleanca Arbnore Kombëtare” (AAK)
48. Partia “Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet” ADS
49. “Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar” (PBPPSH)
50. “Partia Aleanca Socialiste Shqipëtare” (PASSH)
51. “Partia Ardhmërija Shqiptare” (PASH)
52. Partia “Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane “(ABDE)
53. Partia “Aleanca Europiane Ekologjike” (AEE)

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat