KreuAktualitetCelibashi urdhëron Bashën të largojë simbolet e PD nga zyrat/ "Hiqi ose...

Celibashi urdhëron Bashën të largojë simbolet e PD nga zyrat/ “Hiqi ose do të vijë Policia e Shtetit”

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, ka urdhëruar Lulzim Bashën të heqë simbolet e Partisë Demokratike nga ambientet private që ai përdor.

Vendimi u mor gjatë seancës së sotme, ku u shqyrtua ankimimi i PD-së me kryetar Sali Berishën.

Celibashi deklaroi se për zbatimin e tij do të ngarkohet policia bashkiake dhe ajo e shtetit dhe se do të caktohet një afat për ekzekutimin e këtij urdhri.

“Dakord me kërkesën e bërë nga subjekti zgjedhor PD për t’u hequr këto simbole nga ambientet private dhe për zbatimin e këtij vendimi do të ngarkohet policia bashkiake dhe ajo e shtetit. Do të caktojmë edhe një afat në lidhje me zbatimin e këtij vendimi”, u shpreh Celibashi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat